Vrasja në Kurbin/ Policia jep detaje: Objektivi ishte pronari i firmës, po hetojmë në disa pista

Vrasja në Kurbin/ Policia jep detaje: Objektivi ishte pronari i firmës, po hetojmë në disa pista

Kryekomisari nga Drejtoria e Krimeve në Lezhë, Gentian Berberi, ka folur për mediat për rrethanat e krimit, që tronditi mëngjesin e kësaj të shtunë Kurbinin.

Ai tha se nga të dhënat e deritanishme, shënjestra e atentatit ishte Ardian Gjeloshi, pronari i firmës së inerteve dhe jo ekonomisti që humbi jetën.

Jemi në veprimet e para për sqarimin e rrethanave. Dyshohet paraprakisht që është qëlluar me armë zjarri, automatik. Ka të dhëna për lëvizjen e autorëve me mjete. Po hetojmë të gjithë konfliktet dhe mosmarrëveshjet që ka personi që ka mbetur i plagosur. Objektivi i atentatit është personi, i cili ka mbetur  i plagosur. Fatmirësisht është ndodhet në gjendje të mirë dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune. Sipas policisë e gjithë firma është me kamera sigurie. Kur ka ndodhur atentati, te porta e hyrjes ndodhej edhe roja objektit, i cili është marrë në pyetje nga grupi hetimor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy