“Metamorfoza” e Harley Davidson, vjen Mighty Guerrila (FOTO)

“Metamorfoza” e Harley Davidson, vjen Mighty Guerrila (FOTO)

Harley Davidson sjell modelin më të ri, Mighty Guerrila. Motori më i fundit i markës së njohur mban firmën e Winston Yeh të Rough Crafts, ndërtuesi i biçikletave me porosi.

Krijesa më e re e Yeh erdhi në bazë të modelit të 2018-s Fat Bob 107, nën emrin e Harley Davidson.

"Synimi ishte i qartë. Doja të ndërtoja Guerilën e re me platformën e fundit që Harley duhet të ofrojë, dhe Fat Bob ishte pikënisja e përsosur", i ka thënë Yeh revistës “Bike EXIF”.

“Që nga udhëtimi i parë testues, unë u dashurova me platformën e re Softail. Ai ecën shumë më mirë sesa modelet e mëparshme të Harley-t, dhe korniza që ka ua bën më të lehtë përdoruesve t’i heqin dhe shtojnë elementë për ta personalizuar”, thotë ai.

Komponentët “kozmetikë” iu nënshtruan një rregullimi total, duke përfshirë një ngritje e pjesës kryesore të trupit të Sportster-it, e cila gjithashtu është zgjatur dhe u ngushtuar për t'iu përshtatur modelit Fat Bob.

Dora e fundit është e zeza e thellë që mbështjell të gjithë mjetin.

Mbi të gjitha, Yeh planifikon t’i shesë të gjitha pjesët e reja. Ato janë në dyqanin online Rough Crafts, kështu që cilido që ka njohuritë e duhura mekanike mund ta shndërrojë Fat Bob 107-in e tij në një Guerilla Mighty. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy