Mziu nga Strasburgu: Rama përdor çdo instrument për të pasur fitoren në tavolinë, presion ndaj çdo zëri opozitar (VIDEO)

Mziu nga Strasburgu: Rama përdor çdo instrument për të pasur fitoren në tavolinë, presion ndaj çdo zëri opozitar (VIDEO)

Deputeti demokrat Xhelal Mziu për protestën e ditës së sotme para Parlamentit Europian në Strasburg, teksa aty zhvillohet seancë plenare, deklaroi se gjithçka vjen për shkak të një presioni të drejtpërdrejtë që ushtron qeveria ndaj çdo zëri kundër dhe çdo zëri opozitar.

Në një lidhje nga Strasburgu për MCN Live, ai deklaroi se protesta para PE ishte një lëvizje e detyruar për shkak të sjelljes së mazhorancës dhe se është një reagim që duhej bërë më parë.

Sipas tij, Shqipëria sot si asnjëherë tjetër në këto 34 vite, është kthyer pothuajse në diktaturë dhe se mazhoranca ka përdorur çdo instrument për tjetërsimin e votave.

Por presioni që po ushtron kjo mazhorancë ndaj opozitës për të marrë mandatin e katërt, duke filluar nga lideri i opozitës që e mban në arrest shtëpie për një vit, duke filluar me arrestimin e liderit tjetër të një partie tjetër opozitare, si zotin Meta, apo arrestimin e Ervin Salianjit, apo rasti Beleri dhe presionet e vazhdueshme që zhvillohen ndaj opozitës janë një element që tregojnë se Rama po përdor çdo instrument për të pasur fitoren në tavolinë.

Është absurde që Shqipëria në zgjedhjet e 2025 të shkojë me një qeverisje një partiake dhe se rolin nuk e luajnë më organet e drejtësisë, por grupi parlamentar i saj.

Mjafton të shohësh rastin Xhaçka, ku dy herë vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk u mor parasysh.

Ne jemi sot në Strasburg jo vetëm për të protestuar por edhe për të organizuar takime zyrtare.

Po të shohësh gjestin e arrestimit të Ilir Metës nuk është vetëm një arrestim, por po bëhet në mënyrë të qëllimshme.

Ky është një presion i drejtpërdrejtë që ushtron kjo qeveri ndaj çdo zëri kundër dhe çdo zëri opozitar.

Ka 40 ditë që jemi dënuar më shumë se 20 deputetë dhe kolegë të tjerë me nga 60 ditë që iu është hequr e drejta e ushtrimit të funksionit.

Heqja e ushtrimit të funksionit të deputetit bëhet vetëm nga Gjykata Kushtetuese.

Deputetët e Partisë Demokratike protestojnë ditën e sotme para Parlamentit Europian në Strasburg, teksa aty zhvillohet seancë plenare. Me këtë protestë, deputetët e PD kërkojnë sensibilizimin e eurodeputetëve për përjashtimet e tyre nga Parlamenti, por edhe për burgosjet politike, sipas tyre, të përfaqësuesve të kësaj force.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy