Analisti Neritan Sejamini, në një lidhje me emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV duke u shprehur si votues tha se nga opozita pritet një përgjigje politike për fushatën e zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Ai e pyeti kryetarin e Partisë së Lirisë, se si do të prishet regjimi aktual që sundon në Tiranë dhe Shqipëri, me aleancën krim-oligarki-media.
Kam besuar gjithmonë se zgjedhjet janë politike dhe kemi rënë dakord që ata nuk kanë një të shkuar qeverisëse me të cilën të mburren dhe të dalin në debate dhe prandaj po e bëjnë këtë fushatë gjithnjë e më shumë politikë. Ajo që duhet të bëjë Meta, Berisha dhe kandidatët është që të argumentojnë politikisht pse jo Rama dhe Veliaj dhe po Berisha, Belindi e me radhë. Qytetarët duan përgjigje politike për një pyetje politike. Fushata nuk bëhet me programe.
Unë p.sh. nuk e gjej veten te programi i z. Këlliçi dhe nuk kam vendosur akoma për kë do të votoj. Unë do të votoj politikisht dhe a mundet zMeta, Këlliçi apo Berisha nëse do të prishet ky regjim, kjo strukturë e pastrimit të parave kriminale, e ekonomisë së kapur, në bashkëpunim me media, oligarkë, politikanë të korruptuar bashkë për të shfrytëzuar pasurit të Tiranës dhe për ta kthyer në beton dhe asgjë tjetër. Si do të luftohet kjo? Unë autobusin falas nuk e votoj kurrë. Opozita duhet të më drejtohet mua për atë që më shqetëson, problemi politik i Tiranës, aleanca krim-oligarki-media.



