
Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, thotë se orientimi i Malit të Zi drejt projektit të Ballkanit të Hapur po e vë Kosovën në një pozicion paksa delikat. Në studion e lajmeve të MCN TV, Milo tha se është koha ajo që do të provojë nëse qëndrimi i Albin Kurtit në raport me nismën është ai i duhuri.
Në nismën e Ballkanit të hapur po shkon edhe Dritan Abazoviç. Kosova mbetet jashtë kësaj nisme për arsye të dyshimeve që ka shfaqur që në krye të herës për misionin e kësaj nisme. Kosova vazhdon të ketë një qëndrim të vetin. Koha do ta provojë sa i saktë është qëndrimi i saj: është i mbështetur në argumente apo është qëndrim inatçor. Nuk jam i bindur nëse kjo politikë do të mund të prodhojë ndonjë rezultat pozitiv në arritjen e objektivave finale për integrimin e ndërsjellë. Fakti që edhe Mali i Zi u bashkua është një tregues që e lë qeverinë e Kosovës në një pozicion paksa delikat dhe kritik.



