Nga “Gjeniu i vogël” te “X Factor” dhe aktrimi, rrëfehet Ergi Hasani

Nga “Gjeniu i vogël” te “X Factor” dhe aktrimi, rrëfehet Ergi Hasani

Këngëtari 24-vjeçar Ergi Hasani, spikati në spektaklin e talenteve “X Factor”, ndërkohë që shkollën e ka bërë për aktrim dhe është i angazhuar dhe në gazetari.

Jam i kënaqur me rrugëtimin, për mua nuk është pak të shkosh deri në netët live, jeta është e gjatë do kemi shumë punë për të bërë.

E kuptova që duhet të shkoja dhe bëja një ndryshim. Pse jo ti futem rrugës së artit ashtu siç kisha dëshirë. E kam nisur me “Gjeniun e vogël”.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai tha se shkollën e bëri për aktrim pasi muzika të merr shumë kohë.

Zakonisht të gjithë në vegjëli kemi pasionet dhe gjërat.

Teatri është dashuri më vete, nëse mua më jepet një ftesë për të luajtur në teatër, gjithmonë do thoja po.

Për artistët kënaqësia është duartrokitja, se të jetë për lekët, kishim ikur jashtë. Dua ti bëj nga pak të gjitha. Deri më tani i kam përballuar mirë gjërat.

Kam bërë stand up-in e parë comedy në Fier dhe aty e kuptova se është një nga gjërat që dua më shumë. Kam një humor që është i zi.

Kam menduar që të bëj dhe stand up dhe muzikë në lokale. E kanë bërë dhe të tjerë, ka dalë diçka e bukur dhe e re, njerëzit e pëlqejnë.

Paguhet diku te 50-100 mijë lekë të vjetra.

“One shot band” është një grup që tani ka filluar të marrë jetë, është krijuar para 7-8 vitesh. Ishim katër veta, u bëmë pesë.

Në grup kemi dhe një vajzë që quhet Flavia Zere. Mendoj që me punën tonë do ecim përpara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy