Cakaj takon Zielke: Përpjekje për njohjen reciproke të patentave me Gjermaninë

Cakaj takon Zielke: Përpjekje për njohjen reciproke të patentave me Gjermaninë

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Trafikut Rrugor dhe Transportit në Ministrinë federale të Transportit, Guido Zielke.

Në një reagim në Facebook, Ministri në Detyrë Cakaj bën me dije se pas procesit të verifikimit teknik për procedurat e marrjes së lejeve të drejtimit dhe sigurinë në trafik në Shqipëri, do të vazhdohet menjëherë me dinamikë të shtuar drejt marrëveshjes përfundimtare, e cila sipas Cakaj do të lehtësojë jetën e shqiptarëve në Republikën Federale të Gjermanisë.

Cakaj sqaroi gjithashtu se e gjithë praktika do të zgjasë në kohë, për shkak se procesi i vendimmarrjes për njohjen e patentave duhet të shqyrtohet në të 16 landet e Gjermanisë, përpara se të kalojë për miratim në nivel Federal.

Kryediplomati siguroi se Qeveria shqiptare nuk do të kursejë asnjë përpjekje për ta arritur marrëveshjen sa më parë.

“Ne do të vazhdojmë punën për të ndërlidhur objektivat madhore të politikës së jashtme me nevojat ditore të qytetarëve shqiptarë”-përfundoi Cakaj postimin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy