Pasi është shpallur i pafajshëm në të gjitha nivelet e gjyqësorit në Shqipëri, Ardian Fullani kërkon kthimin në detyrën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.
Ai ka paraqitur një padi në gjykatën administrative ku akuzon Kuvendin e Shqipërisë dhe Bankën e Shqipërisë për shkarkim të paligjshëm. Fullani u arrestua në korrik të vitti 2014 për shpërdorim detyrë në krye të BSH-së ku u vodhën 7 miliard lekë.



