Fëmija 12 vjeç ha vezën Kinder me salmonelë, përfundon në spital

Fëmija 12 vjeç ha vezën Kinder me salmonelë, përfundon në spital

Një djalë 12-vjeçar nga Ravenna në Itali, u ndje keq dhe përfundoi në spital, pasi hëngri një vezë çokollate Kinder.

Ky është rasti i parë në Itali pas atyre në Europë të lidhur me fabrikën Arlon në Belgjikë.

Djali i vogël ankohej për temperaturë, diarre dhe dhimbje stomaku, duke bërë që pas dërgimit në spital të diagnostikohet me salmonelë.

Prindërit e fëmijës bënë denoncim në polici, duke bërë që prokuroria të nisë hetimet për të zbuluar nëse veza Kinder, ishte e kontaminuar me salmonelë.

Veza “nën akuzë”, ishte blerë në supermarket rreth dy javë më parë, si pjesë e një pakoje me tre të tilla, ku dy të parat i kishin ngrënë motra dhe vëllai i 12-vjeçarit.

Pak pasi hëngri çokollatën, fëmija nisi të kishte dhimbje barku, diarre dhe temperaturë, duke u shtruar në spital. Edhe motra e vogël e tij, manifestoi të njëjtat simptoma pas gëlltitjes së vezës por në rastin e saj bakteri nuk u gjet.

Pas trajtimit antibiotik në spital, 12-vjeçari ka dalë nga spitali dhe është kthyer në shtëpi. Ndërkohë priten rezultatet e testeve për çokollatën e konfiskuar, e cila supozohet se do të arrijë të martën më 19 prill. Nëse do të konfirmohej lidhja mes çokollatës së ngrënë nga fëmija dhe bakterit, do të ishte rasti i parë i salmonelës në Itali, si pasojë e vezëve Kinder.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy