Kosova ngriti aktakuzë për sulmin e Banjskës, reagon DASH

Kosova ngriti aktakuzë për sulmin e Banjskës, reagon DASH

DASH ka reaguar pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur të 24 shtatorit të Banjskë të Zveçanit. Në një prononcim të zëdhënësit të DASH për “Radion Evropa e Lirë” thuhet se Uashgtoni inkurajon respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit.

“Sa i përket aktakuzës së Kosovës, ne inkurajojmë për respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit dhe për durim, teksa ky rast i ndërlikuar procedohet në gjykata. SHBA-ja vazhdon të mbështesë fuqishëm sundimin e ligjit, drejtësinë e barabartë dhe qeverisjen e mirë në Kosovë”, tha një zëdhënësi i DASH-it për REL.

Po ashtu DASH pret që Beogradi të kërkojë përgjegjësi të plotë për personat e përfshirë në sulmin e 24 shtatorit. Kujtojmë që një grup i armatosur serb sulmoi Policinë e Kosovës në Veri duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë edhe tre agresorë serbë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy