NATO u shpreh e gatshme për të zgjidhur konfliktin në marrëdhëniet greko-turke, ndërkohë që Greqia është në pritje të datës së rifillimit të dialogut me fqinjën e saj. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg në përfundim të bisedimeve me kryeministrin grek, Mitsotakis rikonfirmoi se kishte shpresë që mosmarrëveshjet midis dy aleatëve të mund të zgjidhen me negociata.



