Vuçiç u përgjigjet akuzave për vrasjen e Ivanoviçit: E kam ndërgjegjen të pastër

Vuçiç u përgjigjet akuzave për vrasjen e Ivanoviçit: E kam ndërgjegjen të pastër

Emri i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është përmendur disa herë nga opozita në Sebi dhe Kosovë, si i dyshuar për vrasjen e liderit të serbëve të Mitrovicës, Oliver Ivanoviç. Në një intervistë për “Novosti”, Vuçiç u është kundërpërgjigjur atyre që e akuzojnë për përfshirjen në vrasjen e Inavoviçit. Vuçiç shprehet se ata që e akuzojnë në përfaqësojnë askënd.

“Kur dikush ka nevojë që një kryetar shteti ta akuzojë për diçka të tillë, dhe ndërsa këta të njëjtit as që kanë qenë ndonjëherë në Kosovë, dhe as që ndonjëherë e kanë parë dhe takuar Ivanoviçin, më mirë është të heshtim dhe të mos reagojmë ndaj sulmeve të atyre që mendojnë se janë njerëz dhe që nuk duken si qenie njerëzore. Së fundi, kur ndërgjegjja juaj është e pastër, kur ju jeni duke punuar në interes të popullit tuaj, atëherë duhet t’i përballoni të gjitha këto për të shkuar përpara. I pashë si ata u zemëruan për shkak të bisedave të mia me njerëzit tanë në Kosovë. Kush po më sulmon? Rada Trajkoviç që përfaqëson 0.0001 për qind të serbëve në Kosovë. Shumë të tillë i pëlqejnë kancelaritë e huaja, por kjo është një gjë e kotë kur populli nuk i pëlqen. Ose Dragan Gjilas - një njeri i cili organizon shfaqjen "Teleton" dhe i cili e di se si është bërë gjithnjë më i pasur, kurse populli gjithnjë më i varfër”, theksoi ndër të tjera Vuçiç. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy