“YouTube” po përgatit një rival për “TikTok”-un, aplikacionin shumë të njohur ndër më të rinjtë që lejon krijimin dhe shkëmbimin e videove të shkurtra. Ai do të quhet “Shorts” dhe do të jetë në dispozicion të përdoruesve brenda vitit, thotë “Ansa”.
“Shorts” nuk do të jenë një aplikacion në vete, por një hapësirë brenda “YouTube” kushtuar videove të shkurtra. Ndër pikat e forta të kompanisë së “Google”, përveç faktit që kanë më shumë se dy miliardë përdorues aktiv në muaj, është edhe mundësia e krijimit të katalogëve të këngëve të “YouTube Music”.
“YouTube” nuk është i vetmi gjigant që po përpiqet të ndjekë pas “TikTok”. Në nëntor “Instagrami” publikoi funksionin "Reels" në Brazil, përmes të cilit mund të krijohen video 15-sekondëshe me fonogram. Po në Brazil, “Facebook” po teston “Lasso”, një aplikacion i ri për të publikuar video ku vallëzoni ose mund të bëhet lip-sync (sinkronizim buzësh) me këngë të modës.



