Kosova jashtë agjendës së KiE-së/ Berisha: Letra e qeverisë, diletante. Kurti mundohet të ndaj përgjegjësinë me lidershipin politik (VIDEO)

Kosova jashtë agjendës së KiE-së/ Berisha: Letra e qeverisë, diletante. Kurti mundohet të ndaj përgjegjësinë me lidershipin politik (VIDEO)

Sot mblidhet Komiteti i ministrave të Këshillit të Evropës. Ajo që pritej me shumë shpresë që të ndodhte, shqyrtimi i kërkesës së Kosovës për tu anëtarësuar në KiE, nuk ndodhi, kërkesa e Kosovës nuk është futur në agjendë.

Lidhur me këtë, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, në një komunikim për ‘MCN live”, thotë se faturimi duhet të jetë te qeveria Kurti.

Sipas tij, mosrealizimi i detyrave të caktuara, e dezorganizon Kosovën si shtet.

Po faturimi duhet të jetë te përgjegjësia e institucioneve të Kosovës, nuk përjashtohet edhe destruktiviteti i strukturave diplomatike ndoshta edhe të shtetrve që ende nuk e njohin Kosove. Ne duhet të kryejmë detyrat tona.  

Mos realizimi i marrëveshjeve qoftë franko-gjerman, qoftë të Ohrit, qoftë të asociacionit e dezorganizon Kosovën, si shtet, e zhbën Kosovën në aspektin konceptual kushtetues si shet dhe e rrezikon ekzistencën e Kosovës si shtet i pavarur, mbi parimin e imunitetit.  

Këto tre lider, me theks francez dhe gjerman kanë të drejtë të kërkojnë nga Kurti, implementimin e detyrimeve për të cilat është zotuar pa ardhur në qeverisje, me mbështetjen e tyre se do ti implementoj dhe mua më duket se po i trajton ata si votues të vet dhe bën lojëra fjalësh.

 Berisha thotë se sa i takon letrës së ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka dërguar një letër Këshillit të Evropës me zotimin se do të nisin hartimin e një draft-statuti të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ajo ishte joserioze deri edhe diletante, duke rrezikuar dialogun.  

Ishte tepër serioze të dërgojë një letër të atillë, kur ty  të kanë bërë të diture se afatet janë këto dhe ti në ditën e fundit, kur je tepër ngushto, dërgo letër. Kjo letër jo vetëm që është joserioze dhe diletante në përmbajte dhe veprim të lidershipit tonë,. Por nuk mund të prodhoi asgjë, nuk prodhon as dialog.

Dialogu në tavolinë ka ardhur kur duhet implementuar seriozisht dhe tanimë shihet rezultat e një pune të gabuar që ka bërë kjo qeverisje.

Sipas Berishës, Kurti, shpëtimin po e sheh te zgjedhjet, duke u munduar të ndaj përgjegjësinë me lidertshipin poltik në vend.

Kështu që unë mendoj se duhet ta marrin përgjegjësi. Vetë Kurti po mundohet që përgjegjësinë ta ndaj më lidershipin politike në Kosovë dhe shpëtimin po e sheh te zgjedhjet.

Është i vetmi mekanizëm që mund ti jap arsye për mos implementimin e zotimeve që ka marrë në këto marrëveshje, mirëpo në raporte ndërkombëtar nuk komunikohet në këtë formë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy