Si në telenovela/ Modelja vret aktorin turk dhe vetëvritet në dhomën e hotelit

Si në telenovela/ Modelja vret aktorin turk dhe vetëvritet në dhomën e hotelit

Mbrëmjen e djeshme Stambolli është tronditur nga një krim i rëndë ku mbetë të vrarë dy persona të cilët janë gjetur në hotelin me 5 yje, Conrad.

Agjencia turke e lajmeve “IHA” raporton se Vatan Sasmaz, aktor i dhjetëra roleve dhe aktualisht prezantues në radiotelevizionin shtetëror “TRT” është gjetur i vdekur, i qëlluar me armë zjarri disa herë pas shpine.

Afër tij është pajetë e qëlluar me një plumb në kokë, ish-modelja Filiz Aker, e cila dyshohet të jetë vetëvrarë pas vrasjes së aktorit.

Vatan Sasmaz, 43 vjeç, ishte i martuar prej vitit 2015 me Yasemin Adali, ndërsa ish-modelja Filiz Aker raportohet se ka qenë e dashura e e tij.

Media ka publikuar edhe disa foto të dy viktimave së bashku. Dyshohet se çifti është grindur me njëri-tjetrin, dhe në momentin që aktori ka tentuar të largohet nga dhoma e hotelit është qëlluar 4 herë pas shpine.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy