OKB: Më shumë se dhjetë persona ekzekutohen çdo javë në Iran

OKB: Më shumë se dhjetë persona ekzekutohen çdo javë në Iran

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut  Volker Türk denoncoi këtë të martë numrin e lartë të ekzekutimeve gjatë këtij viti në Iran, i cili shkon mesatarisht në më shumë se dhjetë në javë.

Që nga 1 janari, të paktën 209 persona janë ekzekutuar në Iran, kryesisht për vepra të lidhura me drogën, sipas një deklarate të OKB-së, e cila megjithatë thekson se shifra ka të ngjarë të jetë më e lartë.

Mesatarisht, që nga fillimi i vitit, më shumë se dhjetë njerëz janë dënuar me vdekje çdo javë në Iran, duke e bërë atë një nga vendet me numrin më të madh të ekzekutimeve në botë. Me këtë ritëm, është shqetësuese që Irani është në të njëjtën rrugë si vitin e kaluar, ku u ekzekutuan rreth 580 persona.

Një zëdhënëse e Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Ravina Shamdasani theksoi në një konferencë për shtyp në Gjenevë se nëse trendi aktual vazhdon këtë vit, do të përfaqësojë një nga normat më të larta të dënimit me vdekje në Iran që nga viti 2015 kur janë raportuar 972 ekzekutime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy