
<p>Pedagogu Roland Bejko thotë se në Shqipëri nuk ka qarkullim të elitave politike. Në studion e MCN Informacion, Bejko tha se kjo vihet re te të dy partitë më të mëdha.</p> <blockquote> <p><em>Nuk kemi rotacion elitash. Sistemet demokratike e ndihmojnë qarkullimin e elitave. PD e ka kryer këtë proces. Ne kemi më të njëjtën elitë. Ne kemi atë që duhej të ishte i pari që duhej të kishte bërë ndryshim. Sali Berisha! Kam bërë një shkrim para dy vitesh për qarkullimin e elitave dhe nuk u pëlqye. Në PD tani ka vend vetëm për besnikët e kryetarit. I duhen besnikët sepse do t’i sigurojnë mbrojtjen. Ka 12 në kryesi dhe 12 në krye të qarqeve. Te PS ndodh e njëjta gjë. por qarkullimi atje ka qenë më dinamik. Deri në 2005 ka qenë vetë Fatos Nano. Pasardhësi i tij pati interes të vendoste aty kolonët e vet. Ruajti vetëm strukturën e partisë. </em></p> </blockquote> <p>Bejko tha se prova më e qartë e mungesës së dëshirës së liderëve për të rivitalizuar partinë janë primaret e PD-së.</p> <blockquote> <p><em>Sot demokracia është false. Në primare, Berisha u premtoi demokratëve atë që donin të dëgjonin, pra një parti të mbështetur te demokracia. Atë ditë kam thënë që nuk ka për ta bërë kurëë. Ditën që u bënë primaret dolën që ishin kot. Ata që fituan votën nuk u futën dot në listë. </em></p> </blockquote> <iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/Om52xunoWu8?si=ll_KJozDaFLBR_XF" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>



