Njeriu më i pasur i Arabisë Saudite lirohet nga burgu me pesë yje, pasi paguan garanci (VIDEO)

Njeriu më i pasur i Arabisë Saudite lirohet nga burgu me pesë yje, pasi paguan garanci (VIDEO)

Miliarderi saudit Princi Alwaleed bin Talal është liruar nga paraburgimi pasi bëri një marrëveshje të fshehtë financiare pas dy muajve paraburgim në një hotel luksoz Rihad.

Ai u lirua tha një zyrtar pas një zgjidhje financiare që është miratuar nga prokurori i shtetit.

Princi 63-vjeçar është arrestuar si pjesë e një operacioni të madh mbi korrupsionin në Arabinë Saudite, të kryesuar nga princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman.

Ai u mbajtë me më shumë se 200 princa, politikanë dhe biznesmenë të pasur të arrestuar në nëntor, si pjesë e të njëjtit operacion. Megjithatë, ky i fundit humbi disi nga fuqia e tij, kur të arrestuarit u burgosën në hotelin me 5 yje “Ritz Carlton” në Rijad.

Hoteli do të hapet më 14 shkurt dhe kjo tregon se, edhe të burgosurit e tjerë pritet të lirohen shpejt. Pak ditë më parë, princi Alwaleed u shfaq në televizione nga qelia e tij e artë, duke treguar jetën e vuajtur pas hekurave.

Alwaleed, i 45-ti në botë nga pasuria, është figura më e famshme që lirohet në Arabinë Saudite. Ai tha se ndaj tij s’është bërë asnjë akuzë dhe shprehu mbështetjen për Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman.

Megjithatë zyrtarët e kishte urdhëruar më parë atë që të paguante paktën 6 miliardë dollarë, shumë kjo më e lartë që është kërkuar ndonjëherë nga autoritetet në shtetin e Gjirit.

Një burim i qeverisë tha: "Prokurori i përgjithshëm ka miratuar këtë mëngjes zgjidhje që është arritur me Prince Alwaleed bin Talal, dhe princi u kthye në shtëpi në orën 11. 

Nuk dihet sa ka paguar për lirinë Alwaleed, por nuk ka dyshim që ka zbrazur mjaft parà, ashtu si të tjerët që u liruan para tij. Për shembull, Princi Miteb bin Abdullah, i cili u lirua në fund të nëntorit, pagoi më shumë se një miliard dollarë.

Akuzat kundër Princi Alwaleed përfshirë pastrimin e parave, ryshfetin tha një zyrtar saudit për Reuters në nëntor.

Multi-miliarderi ka një rrjet të gjerë të interesave të biznesit në të gjithë botën, duke përfshirë pronat në Twitter dhe Apple. 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy