Policia e Kurbinit ka arrestuar autorin e vrasjes së 67-vjeçarit Dod Mamli, pasditen e djeshme në fshatin Vilëz.
Në prangat e policisë ka rënë Dashnor Tota, 53 vjeç, banues në fshatin Zhejë, Kurbin.
Në momentin e kapjes nga policia, 53-vjeçarit i është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka vrarë 67-vjeçarin D. M., për motive pronësie.
Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të vrasjes. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



