Klaudio Pulaha nga qendra “Alo 116” tha në studion e MCN Live se Telegram-i është një platformë që po bëhet më e rrezikshme se TikTok, pasi në të postohen video porno të vajzave dhe grave.
Sipas Pulahës, kjo platformë po mbahet disi në hije pasi nuk e njohin shumë mirë shqiptarët.
Jo në çdo qytet ka seksion për krimet kompjuterike. Kur nuk ka, drejtohen pranë njësisë C në policinë e shtetit. Nuk ngec puna tek kallëzimi në drejtorinë vendore të policisë. Por në momentin që duhet të merren faktet e nevojshme dhe të kopsitet dosja.
Telegram është grup me mijëra anëtarë ndërkohë që postohen video porno të vajzave dhe grave që mund të jenë edhe shqiptare.
Telegrami po bëhet më i rrezikshëm se TikTok. Telegrami do të jetë një nga platformat më të rrezikshme. Po e mbajnë në hije se nuk e njohin shqiptarët.



