Rama u përgjigjet akuzave për lidhje me krimin: Ja çfarë do të ndodhë në nëntor

Rama u përgjigjet akuzave për lidhje me krimin: Ja çfarë do të ndodhë në nëntor

Kryeministri Rama u është përgjigjur akuzave të opozitës për lidhje me krimin. Rama iu përgjigj akuzave të PD-së dhe LSI-së që pasuan deklaratën e ambasadorit amerikan për bandat kriminale në Shqipëri. Rama tha se brenda nëntorit do të nisë një aksion kundër krimit në bashkëpunim me agjenci të huaja të specializuara.

“Ambasadori amerikan kërkoi mbështetje nga Basha për operacionin kundër krimit. Domosdoshmëri për të sulmuar rrjetet kriminale. Do të vijnë këtu brenda nëntorit agjentë të specializuar që do të bashkëpunojnë me agjencitë e specializuara. Ambasadori amerikan doli kundër qeverisë dhe ju o burra. Po si ka mundësi që nuk e mësuar si funksionon bota. Nëse doni të luftoni krimin, jepni kontribut real.

Ju akuzoni për pastrim parash. Cili pastrim parash? Ne kemi regjimin më të ashpër për pastrim parash, që kontrollohet nga agjencitë ndërkombëtare. Saliu kur ishte kryeministër ishte pjesë e ndërtimit të këtij sistemi. Ishte i detyruar, jo se donte. Ai e di shumë mirë si ngrihet alarmi në sistem kur ka transaksione të dyshimta.

Shqiptarët nuk e hapin sot televizorin për herë të parë. Na u bëtë të gjithë si komisarët e filmave italianë.  Ai që ma cove ti në fotografi me Blendi Klosin, e kam edhe unë në një fotografi në çadër”, tha Rama. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy