
Greqia do të nënshkruajë sot një marrëveshje 2.3 miliardë euro (2.8 miliard dollarë) me Francën për të blerë 18 avionë luftarakë Rafale, në një kohë kur janë shtuar tensionet me Turqinë.
Florence Parly, ministrja franceze e Mbrojtjes, pritet në Athinë për të nënshkruar marrëveshjen, falë të cilës Greqisë i jepen 12 aeroplanë të përdorur dhe gjashtë të rinj të ndërtuar nga Dassault Aviation për dy vjet, duke filluar nga mesi i 2021.
Franca i ka dalë në krah Greqisë në mosmarrëveshjen mbi kufijtë në Detin Egje dhe Mesdheun lindor që ka sjellë anëtarët e NATO-s Greqinë dhe Turqinë në prag të luftës disa herë në dekadat e fundit.
Tensioni u rrit verën e kaluar kur një mision i eksplorimit turk në ujërat që pretendohen nga të dy palët u pasua nga dislokimi i anijeve ushtarake.
Greqia dhe Turqia kanë rënë dakord të rinisin bisedimet që synojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mënyrë paqësore, por Athina thotë se do të avancojë me programin e saj shumëmiliadra eurosh që ka për qëllim rinovimin e ushtrisë.
Duke filluar nga maji, shërbimi i detyrueshëm kombëtar në Forcat e Armatosura Greke do të rritet nga nëntë në 12 muaj për të rritur numrin e ushtarëve.



