Edhe 20 ditë afat, pas 28 korrikut gjobë nëse vendbanimi nuk përputhet me gjendjen civile

Edhe 20 ditë afat, pas 28 korrikut gjobë nëse vendbanimi nuk përputhet me gjendjen civile

Pas 28 korrikut, qytetarët që nuk përputhin vendbanimin me gjendjen civile do të gjobiten me 10 mijë lekë të rinj. Gjoba do të aplikohet në momentin e parë që qytetari paraqitet në zyrën e gjendjes civile për të kërkuar dokumente si certifikatë apo vërtetim lagjeje. Por gjoba nuk është penaliteti i vetëm për qytetarët që nuk zbatojnë ligjin.

Drejtori i gjendjes civile, Bledar Doracaj, sqaron se do të kenë probleme me shërbimet si zyrat e gjendjes civile, me kartat e parkimit që do të vihen në funksion, por edhe me regjistrimin e fëmijëve në kopshte e shkolla.

Por si do të aplikojnë personat që kanë më shumë se një shtëpi?

Përjashtohen nga gjobat vetëm banorët që kanë ndryshuar vendbanimin, por jo gjendjen civile. Megjithatë edhe kjo kategori duhet të shkojë në njësinë administrative për të deklaruar adresën e re.

Pas 28 korrikut, që shënon dhe afatin e fundit, ligji parashikon sanksione. Për çdo zhvendosje të vendbanimit dhe gjendjes civile, procedurat bëhen falas brenda 31 ditësh, pas këtij afati nis aplikimi i gjobës 100 mijë lekë të vjetra.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy