
Një shtetase italiane nëpërmjet një bilete 100 euro ka fituar një vepër të Picasso me vlerë 1 milion euro.
Nisma “Një Picasso për 100 euro” është organizuar nga Ong për të mbledhur fonde për të garantuar shpërndarjen e ujit në disa fshatra të Kamerunit dhe Madagaskar.
Claudia Borgogno, 58 vjeç, ka thënë se nuk ka fituar në lotari kurrë më parë. Ka qenë djali i saj, Lorenzo Naso, i cili ka blerë biletën si dhuratë për festat e fundivitit për të ëmën dhe tani ai thotë: “Ka qenë vendimi më i mirë që mund të kem marrë në jetën time”.
Vepra e Picassos është vënë në dispozicion nga koleksionisti i njohur i veprave, David Nahmad, sipas të cilit vlera e vërtetë e asaj vepre mund të jetë shumë më e lartë se 1 milion euro.
Mbi 51 mijë bileta janë shitur në 100 shtete, por më së shumti në Francë, SHBA, Zvicër dhe Itali.



