Apeli shpall të pafajshëm ish-Kreun e INUK Zyhdi Dajti, akuzohej për shpërdorim detyre

Apeli shpall të pafajshëm ish-Kreun e INUK Zyhdi Dajti, akuzohej për shpërdorim detyre

Gjykata e Apelit ka shpallur të pafajshëm Zyhdi Dajti. Ish-kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik u akuzua dhe u mor i pandehur nga prokuroria për “shpërdorim detyre”, akuzë për të cilën u kërkua 1 vit burg.

Pas vendimit të pafajësisë, ish-kreu i INUK tha se do të padisë penalisht pronarin e ndërtesës që bëri kallëzimin ndaj tij.

Dajti u akuzua nga Prokuroria se kishte prishur në kundërshtim me ligjin një vilë në një resort turistik në Golem të Kavajës dhe për këtë kishte kërkuar dënimin e tij me një vit burg. Gjykata argumentoi se fakti penal për këtë çështje nuk ekziston.

Por gjatë shqyrtimit gjyqësor, gjykatësi Altin Abdiu arriti në konkluzionin se Dajti nuk ka konsumuar ansjë vepër penale gjatë ushtrimit të detyrës së tij.

Por duket se ish-kreu i INUK nuk është mjaftuar me vendimin e pafajësisë, por deklaroi pas vendimit se do të ngrejë padi penale ndaj pronarit të objektit që e paditi atë për ndërhyrje të paligjshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy