
Ditë më parë në Tiranë u mbajt kongresi ndërkombëtar i Albanologjisë, i cili mblodhi rreth vetes studiues dhe albanolog të shqipes. Marrë shkas nga ky kongres, e ftuara e sotme në emisionin “Arnautistan”, të gazetarit Mustafa Nano, studiuesja Anila Omari, u shpreh se ky kongres erdhi pas mëse 40 vitesh.
“Kishte kohë të gjatë që nuk bëhej në Shqipëri, përsëritet pas 40 vitesh, kongresi i fundit ishte në vitin 1972. Erdhen 182 kumtesa. Ky kongres tregoj që Albanologjia ka zë për rrezatimin e çështjeve albanologjike. Hani ishte babai i albanologjisë, ai vuri një themel të rëndësishëm, albanologjia lindi si një degë ndërdisiplinore që trajton çështjet albanologjike.
Sipas Omarit, figura me e rëndësishme në Albanologji përpos të huajve, është ajo e Eqrem Cabej.
“Figura e lartësuar e Eqrem Çabejit ka dhënë rol të jashtëzakonshëm në Albanologji
Çabej ka qenë një talent i veçantë, me një inteligjence natyrore por ai u shkollua që i vogël në Austri, vetëm filloren beri në Gjirokastre dhe të tjerat në shkollat më prestigjioze në botës, kombinim i talentit dhe formimin, Ishte njeri fisnik që nuk përzihej ne politikë”.



