Gjueti alienësh në Facebook

Gjueti alienësh në Facebook

E anuluar për shkak të shkeljes së standardeve të Facebook, ose më saktë, e hequr gabimisht dhe më pas e restauruar: kjo është historia e çuditshme e faqes në Facebook kushtuar ngjarjes burleske “Storm Area 51. Ata nuk mund të na ndalojnë të gjithëve”, e cila ftonte përdoruesit e web-it të shfaqeshin masivisht në 20 shtatorin e ardhshëm në bazën sekrete ushtarake të Nevadës për të parë alienët, duke u dredhuar plumbave të ushtrisë e duke vrapuar me krahët prapa si protagonisti i mangas japoneze Naruto. Ngjarja, e lindur si shaka, kishte grumbulluar mbi dy milionë ndjekës, por edhe gjahtarë alienësh e komplotistë. Krijuesi i saj, studenti universitar Matthew Roberts, u kishte thënë mediave amerikane se faqja ishte hequr nga Facebook-u që në datën 3 të gushtit të kaluar për shkeljen e standardeve të rrjetit social. Më pas, Roberts provoi të planifikonte një festival për datën 20 shtator (këtë herë prej vërteti) vetëm për të larguar ndjekësit nga thirrja e parë. Zhurma ngjalli shqetësimin e aeronautikës ushtarake, e cila përmes zëdhënësit Laura McAndrews në "Washington Post" kishte dekurajuar këdo që dëshironte të hynte në “Zonën 51”, duke ua kujtuar që ishte një zonë e ngarkuar për trajnimin e forcave të armatosura. /Ansa/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy