Përkujtohet 19-vjetori i sulmeve mbi Kullat Binjake (VIDEO)

Përkujtohet 19-vjetori i sulmeve mbi Kullat Binjake (VIDEO)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkujtojnë sot 19-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit.

Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, Joe Biden, pritet të vizitojnë Memorialin Kombëtar të Fluturimit 93 në Pensilvani, në momente të ndryshme të ditës.

Ndërsa ceremonia e përvitshme e leximit të emrave të viktimave pranë Memorialit dhe Muzeu Kombëtar të 11 Shtatorit në Nju Jork është anuluar për shkak të pandemisë.

Në sulmet e 11 shtatorit 2001 mbetën të vdekur rreth 3 000 njerëz. Ato janë sulme më vdekjeprurëse në tokën amerikane. Kjo edhe për shkak të pasojave që lanë mbrapa. Të paktën 10 mijë njerëz të tjerë janë diagnostikuar me kancer, që mendohet se në njëfarë mënyrë lidhet me thithjen e grimcave të rrezikshme gjatë dhe pas sulmit mbi Kullat Binjake në Nju Jork.

Dy avionë me pasagjerë, të rrëmbyer nga terroiristë të Al Kaedës, u përplasën njëri pas tjetrit në dy kullat e Qendrës Tregtare Botërore në Nju-Jork dhe një tjetër në Pentagon.

Sulmi që pasqyrua për ditë me radhë në të gjitha mediat e botës u pasua nga kundërpërgjigjja e ashpër e presidentit Bush, i cili i shpalli luftë terrorizmit.

Pas këtij momenti, SHBA-ja pushtoi Afganistanin dhe më vonë Irakun.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy