Përrenjasi kundër Territoriales/ Ozuni: Shkrirja e bashkisë vështirëson jetën e qytetarëve (VIDEO)

Përrenjasi kundër Territoriales/ Ozuni: Shkrirja e bashkisë vështirëson jetën e qytetarëve (VIDEO)

Anëtari demokrat i Këshillit Bashkiak Përrenjas, Leonard Ozuni, kundërshton ndryshimin e hartës territoriale, ku disa bashki shkrihen, mes tyre edhe Përrenjasi.

 

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai tha se shkrirja e bashkisë Përrenjas është një vendim i nxituar dhe që bie ndesh me interesat e qytetarëve.

 

Sipas tij, nuk ka pasur asnjë konsultim me banorët lidhur me këtë vendim.

 

Besojmë në çdo reformë territoriale duhet të ketë në qendër interesin e qytetarëve dhe jo kriterin administrativ. Në rastin e Përrenjasit më duket vendim i nxituar dhe nuk merren parasysh nevojat e komunitetit. 

 

Nuk ka pasur asnjë konsultim publik për këtë rast. Përrenjasi është i përbërë nga katër njësi, Përrenjasi si bashki është bërë me reformën e vitit 2015, dhe tre njësi, si çdo bashki ka problematikat e veta. 

 

Të pasurit bashki në Përrenjas i shërben më shumë komunitetit se sa të qenit më larg. Në rast se kjo bashki shkrihet do e vështirësojë situatën e banorëve, se ndoshta dhe për një dokument apo vërtetim, do duhet të lëvizim me një orë, nëse bashkohemi me Librazhdin.

 

Shpenzohen orë të tëra, pagesat e transportit dhe vështirësohet e gjithë situata për shërbimet e qytetarëve.

 

Bashkia Përrenjas ka pasur borxhe të trashëguara nga mandatet e tjera, nuk e di si është situata aktualisht, sepse është e vështirë të bësh transparencë kur në krye ke kryetar mazhorance.

 

Gjysma e fondeve sigurohet nga të ardhurat që mblidhet dhe gjysma tjetër nga buxheti i shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy