Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sërish sot në një konferencë për mediat se ai nuk ka hedhur asnjë firmë për të favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, ndërkohë që akuzoi kryeministrin Rama se ka firmosur në kohën kur ishte kryebashkiak kalimin e kompleksit sportiv Partizani në truall për ndërtim. Berisha e cilëson arrestimin e dhëndrit të tij, hakmarrje të Ramës.



