Tomorri: Mund të jenë të paracaktuar ata që përfitojnë nga legalizimi i kanabisit (VIDEO)

Tomorri: Mund të jenë të paracaktuar ata që përfitojnë nga legalizimi i kanabisit (VIDEO)

Propozimi i kryeministrit për legalizimin e kanabisit sipas gazetarit Klodian Tomorri mund të jetë nxitur nga biznesmenë afër qeverisë.

Në një bisedë me TvT, Tomorri thotë se përfituesit mund të jenë të paracaktuar.

Kjo është një industri ku jo çdo fermer do të ketë akses. Ata që do të përfitojnë licencat dio ëtë jenë shumë pak dhe përgjithësisht janë ata që përfitojnë licencat dhe lejet publike. Kjo qeveri nuk bën asgjë pa pasur lobim nga mbrapa. Ne kemi pasur gjatë këtyre viteve shumë ligje që kanë pasur nga pas lobimin e përfituesve. Ajo që mungon është thjesht që emri i përfituesit të shkruhet në ligj. Do të jenë disa licenca që do t’i marrin ata që përfitojnë gjithmonë dhe mbi to do të nxjerrin fitimet”, tha Tomorri.  

Ai solli rastin e Maqedonisë së Veriut, e cila e ka legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore një vit më parë, si një model të ngjashëm pas të cilit do të shkojë edhe Shqipëria sa u përket të ardhurave prej tij në raport me PBB-në.

Qarkullimi monetar që vjen nga kjo industri sipas të dhënave të Maqedonisë së Veriut është rreth 230 milionë dollarë në vit. Përllogaritjet e qeverisë maqedonase tregojnë se në 3 vitet e ardhshme, kjo industri do të arrijë deri në 1% të prodhimit kombëtar. Besoj se pak a shumë të njëjtën kurbë mund të kishte edhe në Shqipëri, do të rrotullohej rreth 1% e prodhimit kombëtar”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy