“Izraeli rekruton azilkërkues afrikanë për të mbështetur ushtrinë e saj në Gaza”

“Izraeli rekruton azilkërkues afrikanë për të mbështetur ushtrinë e saj në Gaza”

Ushtria izraelite po rekruton azilkërkues afrikanë për të mbështetur ushtrinë e saj në Gaza, duke ofruar në këmbim premtimin se ata do të pajisen me leje qëndrimi të përhershme.

Kanë qenë mediat vendase që kanë raportuar fillimisht këtë zhvillim, ndërsa burime ushtarake kanë folur për gazetën "Haaretz" konfirmuan se rekrutimi po organizohej "me udhëzime ligjore nga këshilltarët e institucioneve të mbrojtjes", por mënyra se si do të përdoren rekrutët nuk është bërë publike.

Sipas zyrës për emigrantët, përafërsisht 30,000 azilkërkues, shumica nga Sudani dhe Eritrea  banojnë në Izrael që nga viti 2020 por më pak se 1% e kërkesave për azil janë miratuar.
Lufta që shpërtheu midis Izraelit dhe Hamasit pas sulmeve të 7 tetorit, ku mes 1100 viktimave ishin edhe tre azilkërkues solli një valë vullnetarizmi mes atyre që jetonin dhe punonin në Izrael.
Shumë emigrantë, të dëshpëruar për të forcuar statusin e tyre ligjor, u ofruan të regjistroheshin në qendrat e komandës civile dhe në punë bujqësore.
Pikërisht atëherë, sipas gazetës Haaretz, zyrtarët ushtarakë panë një mundësi për të shfrytëzuar këtë qasje.

Për Julia Grignon, profesoreshë e së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe drejtoreshë kërkimore në Institutin për Kërkime Strategjike kjo praktikë nuk është normale.

Regjistrimi në ushtri nuk duhet të jetë kurrë një kusht për marrjen e statusit të refugjatit. Duket se Izraeli po shfrytëzon njerëzit e cenueshëm që u larguan nga atdheu i tyre në kërkim të sigurisë.
Informacioni që kemi është alarmant.
Të drejtat duhet të jenë para detyrimeve. Është e rrezikshme të rekrutosh individë pa të drejta dhe të presësh që ata të rrezikojnë jetën e tyre bazuar në premtime të paqarta.

Këto zhvillime vijnë në kohën kur flitet për mungesë të forcave izraelite, ndërsa lufta kundër Hamasit po i afrohet 12 muajve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy