Shqipëria bie në renditjen globale të TI/ Leka: Ligji për investitorët, rrit perceptimin për korrupsionin

Shqipëria bie në renditjen globale të TI/ Leka: Ligji për investitorët, rrit perceptimin për korrupsionin

Në renditjen Globale të sapo publikuar nga Transparency International Shqipëria ka zbritur plot 11 vende krahasuar me një vit më parë. 

 

Lidhur me këtë Klodi Leka, aktivist i Lëvizjes Bashkë, në ‘MCN Economi’ u shpreh se ligji për investitorët është një nga pikat kryesore që rrit perceptimin për korrupsionin. 

 

Sipas tij leja për deltën lumin Vjosë apo Sazani rrisin ndjeshëm perceptimin për korrupsion.

 

Perceptimi i qytetarëve në raport me korrupsionin qeveritar është më i lartë se ajo që paraqet raporti TI. 

 

Korrupsioni në Shqipëri bazohet mbi riskun ekologjik, mbi çështjen e Sazanit, por ky është vetëm një arsyetim i vogël sepse dy nga kritikat kryesore që janë shprehur kundër janë ligji i ndryshuar për mbrojtjen natyrore që ka ndryshuar pa konsultim publik dhe tjetri është investitori strategjik. 

 

Këto janë dy pikat problematike në raport me qeverisjen në Shqipëri dhe ajo që po ndodh në Sazan është simboli kryesor i korrupsionit në Shqipëri. Më e rëndësishmja ajo që nuk është shkruar nga BE, privatizimi.

 

Kryeministri duke qenë në hall me institucionet e drejtësisë për shkak dhe të bashkëpunëtorëve të tij, sigurisht që e ka përkeqësuar renditjen e Shqipërisë në këtë raport, por raporti është shumë i përmbajtur krahasuar me standardet. 

 

Qeveria shqiptare ka tregues shumë më të dobët se sa shprehen vetë në raport. Ne jemi në një situatë të agravuar në politikë. Sazani është dukshëm një sakrifikim i territorit për interesa personale, leja për deltën lumin Vjosë, tjetër perceptim për korrupsionin.

 

Pra nga dita-ditës shohim se dhe institucionet e reja të drejtësisë ekspozojnë korrupsionin dhe nga të gjitha këto po ekspozohen aferat korruptive që po ndodhin haptazi, fenomeni i ryshfetit është shumë i përhapur.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy