<p>Marine Le Pen mohon të ketë ndryshuar qëndrim pas votimit të mosbesimit për të cilin ajo votoi dhe që çoi në rënien e qeverisë së Michel Barnier.</p> <p>Në një intervistë për “Le Figaro”, ajo deklaroi: “Askush nuk mendon se tani e tutje do të më lidhen duart. Mund të votoj lehtësisht një mocion mosbesimi ndaj një qeverie”.</p> <p> Sipas kreut të Kuvendit Kombëtar, fjalimi i mbrëmshëm i Emmanuel Macron në TV ishte "i rrezikshëm": "Ai nuk mund t’i ofendojë deputetët. Kur thotë se shumica e Asamblesë Kombëtare, pra shumica e popullit, është e papërgjegjshme, ai bën një “vepër të paprecedentë, që mund ta evitonte”.</p> <p> Për sa i përket hapjes së socialistëve, të cilët dialogojnë me Macron-in, Le Pen komenton: "Që Partia Socialiste po e shet veten për një pjatë me thjerrëza nuk është, në vetvete, shumë befasuese. Që republikanët mund të gjenden në një qeveri me socialisët, përkundrazi, të bën të buzëqeshësh”. Kryeministri i ri, sipas Le Pen, “duhet të respektojë të gjitha forcat politike në Asamblenë Kombëtare”.</p>



