Kim në ditëlindjen e Skënderbeut: Guximi i tij është ende në zemrën e shqiptarëve

Kim në ditëlindjen e Skënderbeut: Guximi i tij është ende në zemrën e shqiptarëve

Ambasadorja e Amerikës në Shqipëri Yuri Kim ka dedikuar një status për ditëlindjen e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut, që është me datën 6 maj.

Përvec urimit Kim thotë se Gjergj Kastriot Skënderbeu është një frymëzim për të gjithë, e që guximi dhe këmbëngulja e tij mbetet e gjallë ende në zemrat e shqiptarëve.

 “Pavarësisht nëse e njihni si Gjergj Kastrioti apo Skenderbeg, ai e shpalli veten Dominus Albaniae (“Zoti i Shqipërisë”) dhe mbrojti popullin e tij me të gjitha forcat kundër një perandorie pushtuese. Ai lindi këtë ditë, 6 maj, në 1405.

Ai është i nderuar në të gjithë botën, duke përfshirë edhe në SHBA, ku qëndron kjo statujë e tij në Michigan.

Besoj se guximi dhe këmbëngulja legjendare e Skënderbeut mbetet e gjallë në zemrat e shqiptarëve të sotëm. Gëzuar ditëlindjen luftëtarit më të madh të Shqipërisë – një frymëzim për të gjithë ne!”-shkruan ambasadorja Yuri Kim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy