Shembet çatia në një qendër tregtare në Peru, 6 të vdekur dhe 78 të plagosur

Shembet çatia në një qendër tregtare në Peru, 6 të vdekur dhe 78 të plagosur

Shembja e çatisë së një oborri ushqimor në një qendër tregtare në veriperëndim të Perusë ka vrarë gjashtë persona dhe ka plagosur të paktën 78 të tjerë.

Ministri peruan i Mbrojtjes Walter Astudillo tha në një konferencë për mediat se sipas informacionit të dhënë nga zjarrfikësit, pesë persona vdiqën në vend dhe një i gjashti në spital. Astudillo tha gjithashtu se 30 të lënduar kanë dalë nga spitali, ndërsa 48 mbeten të shtruar. 

Prej tyre, tre mbeten në gjendje kritike.

Çatia e rëndë prej hekuri në qendrën tregtare Real Plaza Trujillo, një qytet në rajonin La Libertad, ra të premten në mbrëmje mbi dhjetëra persona që ndodheshin aty.

Kompleksi tregtar Real Plaza në Trujillo, qyteti i tretë më i madh në vend, ndodhet rreth 500 kilometra në veri të kryeqytetit Lima.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy