Mjekja e UÇK-së thirret në Hagë për dëshmi

Mjekja e UÇK-së thirret në Hagë për dëshmi

Ish-deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj është e treta zyrtare që thirret nga tribunal të Hagës. Zyrtarisht, ish-deputetja e AAK-së, do të shkojë në Hagë në cilësinë e dëshmitares, por jo si e dyshuar. Kadrijaj, do të paraqitet në Gjykatën Speciale më 18 shtator. Ish-deputetja  ka shërbyer në UÇK, si mjeke në spitalet ushtarake në zonën e Dukagjinit gjatë luftës në Kosovë. Më herët kanë dëshmuar në cilësinë e dëshmitarit edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili për këtë shkak dha edhe dorëheqjen nga posti i kryetarit të qeverisë. Haradinaj preferoi të dilte para gjykatës së Hagës si një qytetar i thjeshtë, pa post politik. Ndërkohë edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u thirr për të dëshmuar në Hagë, për luftën në Kosovë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy