Gishto: Paraqitja e të rinjve me diagnoza të rënda të sëmundjeve kardiovaskulare, pjesë e rutinës së përditshme në spitale

Gishto: Paraqitja e të rinjve me diagnoza të rënda të sëmundjeve kardiovaskulare, pjesë e rutinës së përditshme në spitale

Taulant Gishto, mjek kardiolog deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se të paraqitja e të rinjve në spitale me diagnoza të rënda të sëmundjeve kardiovaskulare është bërë pjesë e rutinës dhe ekzaminimeve të përditshme.

Megjithatë Gishto theksoi dhe një herë se grupmoshat më të prekura janë meshkujt mbi 45 vjeç dhe femrat mbi 55-vjeçe dhe dy këshillat kryesore për këta individë janë depistimi i sëmundjes përmes ekzaminimeve dhe ndryshimi i stilit të jetesës.

Grupmoshat më të prekura janë mbi 45 vjeç tek meshkujt dhe mbi 55 vjeç tek femrat. Një mashkull mbi 45 vjeç është më i prirur për sëmundje kardiovaskulare krahasuar me grupmoshat e tjera.

Këshilla numër për individët që i përkasin këtyre grupmoshave është depistimi i sëmundjeve kardiovaskulare nëpërmjet bërjes së ekzaminimeve dhe vizitave rutinë dhe ndryshimi i stilit të jetesës.

Ndryshimi i stilit të jetesës është baza e çdo parandalimi sepse është më mirë të parandalosh sesa të trajtosh.

Stili i jetesës është bërja e aktivitetit fizik, pra bërja e 5-6 km në ditë me hap të shpejtë, eliminimi i yndyrave shtazore nga ushqimi, mbajtja  e nivelit të yndyrave stabël dhe mirëmenaxhimi i hipertensionit dhe diabetit.

Duke qenë se jeta sedentare është bërë pjesë tek moshat e reja, padyshim që dhe këto grupmosha nuk do të jenë të paprekshme nga sëmundjet kardiovaskulare.

Një i ri që është obez, nuk bën aktivitet fizik, pi duhan në mënyrë të ekzagjëruar, konsumon drogë, padyshim që nuk do të jetë intakt nga sëmundjet kardiovaskualre, por ai do të jetë subjekt i këtyre sëmundjeve.

Në shumë raste këta të rinj janë me shenja shumë të rëndësishme kardiovaskulare dhe me pasoja madhore të tyre. Kemi të rinj me infarkte të miokardit,  kemi të rinj me miokadrite.

Paraqitja e të rinjve me diagnoza të rëndësishme sot  është bërë pjesë e vlerësimit dhe ekzaminimit rutinë e përditshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy