Revolta ndaj Bashës/ Çela: E vërtetë që nuk ka humbur asnjë garë, i ka shitur ato (VIDEO)

Revolta ndaj Bashës/ Çela: E vërtetë që nuk ka humbur asnjë garë, i ka shitur ato (VIDEO)

Fill pas humbjes së zgjedhjeve të 6 marsit, anëtari i PD së Pogradecit, Genti Çela, në shenjë revolte, ka marrë një vendim individual, duke grisur kartën e anëtarësisë.

Në një komunikim me edicionin e “MCN live”, Çela, shprehet se kjo është protestë ndaj humbjes së zgjedhjeve dhe faktit se nuk mund të mbajë më teserën e PD-së që mban firmën e Lulzim Bashës, i cili sipas tij, ka shitur çdo kauzë të demokratëve.

Gjithë ky reagim është si pasojë e prurjes së Bashës në politike dhe fajtor për këtë është Berisha, është revoltë ndaj lidershipit. Ai ka treguar që në çdo akt shkakton revoltë nga demokratët.

I qëndroj aktit të grisjes së teserës së PD që mban firmën e Lulzim Bashës. Nuk mund të mbaj dot teserën me firmën e Bashës, për të cilin skam dyshim që ka shitur çdo kauzë të demokratëve. Nuk do të jem më aktivist që mbështet Bashën,

Anëtari i PD-së në Pogradec, është i bindur se Basha si i humburi i gjashtë zgjedhjeve, nuk i ka humbur garat, siç pretendon ai, porse sipas Çelës, Basha i ka shitur vet ato.

Jam i bindur se përsa kohë Basha është aty, PD s’do të jetë as e treta por në çdo zgjedhje do të ketë humbje akoma më të madhe se kjo e 6 marsit. Unë jam i habitur me ata që janë të habitur, sepse rezultati pritej, por jam i dëshpëruar.

Ne pamë Berishën si mundësi për të larguar Bashën nga aty. Basha lundron në botën areale, duke thënë që mua më mbështesin mbi 90 përqind e anëtarësisë, por duke pritur ti kthehet ai realitetit, jam i bindur se ai nuk na përfaqëson më për 1001 arsye.

Të gjithë atë të pranishëm dje e dinë më së miri se ai sdo të jetë kurrë kryeministër dhe se ai s’ka humbur asnjë garë, ai i ka shitur të gjitha për të përfituar vila dhe të humburit në këtë rast janë shqiptarët, posaçërisht demokratët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy