
Alban Çakalli ka folur përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN TV për vështirësitë dhe problemet që po përballen fermerët. Çakalli tha se ky vit ka qenë një nga vitet më të vështira dhe se janë rritur çmimet e inputeve bujqësore. Çakalli tha që çmimet në tregje nuk janë rritur dhe kostoja i bie fermerit i cili fiton shumë pak ose aspak për produktet që prodhon.
Ky vit ka qenë ndër më të vështirët. Janë rritur çmimet e inputeve bujqësore. Keqorientimi nga ana e Ministrisë për të mos u koordinuar për të mos mbjellë produktet që ecin në tregjet tona.
Në vendet e rajonit çmimet janë rritur, tek ne kemi çmimet janë si cdo vit dhe kjo barrë i bie fermerit që i bie të fitojë më pak. Kastraveci ka çmim të lirë. Disa fermerë në Elbasan po thonë që kungulli nuk shitet fare. Domatet tek fermeret shiten me 600 leke kilogrami.
Përsa i përket eksperimentit për të kultiuvuar bimë ekzotike, fermeri tha se kërkesat janë të pakta dhe çmimet të larta por që shpreson që me ngrohjen e kohës të rritet dhe kërkesa.
Jemi detyruar t'i drejtohemi këtyre. Kërkesat janë të pakta, çmimet janë të larta, por me hapjen e kohës do të kemi dhe kërkesa më të larta për këto fruta të veçanta.
Ndërkohë i pyetur për një dalje publike të ministres Krifca disa ditë më parë me një fermer, Çakalli tha se personi në fjalë ka qenë agronom dhe punonte në Bashki e kësisoj nuk mund të përfaqësojë interesat e fermerëve.
Personi që ministrja ka dalë në intervistë, ka qenë agronom dhe është i punësuar nga Bashkia, dhe nuk mund të përfaqësojë fermerët. Jo kush flet për fermerët është fermerët. Është propagandë.
Çakalli tha se janë 92 fermerë dhe vetëm 198 mijë do përfitojnë naftë me subvencion. Fermeri tha që Ministria duhet të bëjë të njëjtën mbështetje siç bën Kosova
Unë nuk kam përfituar subvencion. Nuk kam apliakuar se e dija që s'do fitoja. Jemi 92 fermerë dhe ata që do marrin naftë janë 19. Do doja mbështetje sic bën Kosova. Faton Peci e mbësghtet 478 euro një hektar grurë. Do kemi krizë gruri dhe do jemi të varur nga jashtë.
Kemi vite që veprojmë lokalisht. Ka një treg të vogël aty ku banojnë. Prodhimet i shes në zonën trime dhe nuk jam shumë i prekur nga importi.



