Tashmë të gjithë kontinentet janë të prekura nga koronavirusi.
Së fundmi raportohet se janë zbuluar raste edhe në Antarktidë, i vetmi kontinet që kishte mbetur i pastër.
Lajmin e dha ushtria e Kilit e cila tha se ka identifikuar 36 raste në stacionin e saj kërkimor në gadishullin Antarktik.
26 prej tyre janë pjesë e ushtrisë, ndërsa 10 të tjerët janë puntorë të mirëmbajtjes.
Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi marina e Kilit konfirmoi tre raste në një anije e cila kishte marrë furnizime dhe personel në stacionin kërkimor në fjalë.
Kjo tashmë konfirmon edhe kontinentin e 7 të prekur nga pandemia.



