
Drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit, Albert Dervishi, në një deklaratë për shtyp apeloi për kujdes në përdorimin e fishezjarreve dhe bombolave të gazit. Sipas Dervishit, policia ka marrë të gjitha masat për të garantuar rend dhe siguri në ditën e ndërrimit të viteve.



