Nënkryetari e bashkisë Lezhë, Ermal Pacaj në një lidhje skype me studion e lajmeve në ‘MCN TV’ ka folur lidhur me sfidat e turizmit për këtë sezon për të cilin u shpreh se sa i përket sigurisë ajo ofrohet në kushte optimale pothuajse në të gjitha stacionet e plazheve.
Duke u ndalur te dezinfektimi, Pacaj tha se problemi me mushkonjat që është dhe mjaft problematik në orët e mbrëmjes shpreson të marrë fund brenda muajit.
Sa i përket trafikut të rënduar, sipas tij kjo është një situatë e pritshme si kudo në botë në një periudhë të tillë të vitit, ndërsa duke folur për turistët u shpreh se përveç atyre nga Kosova dhe Mali i Zi ka pasur shumë edhe të huaj disa prej të cilëve janë kthyer edhe në investitorë.
Intervista e plotë
1-A ofrojnë plazhet e zonës së Lezhës siguri gjatë këtij sezoni… duke u nisur nga ankesat e qytetarëve se nuk ka vrojtues plazhesh, por edhe se mungon pastërtia, mungojnë tualetet publike…Çfarë masash keni marrë në këtë drejtim?
Në të gjithë vijën bregdetare të Lezhës sa i përket stacioneve të plazheve ne e kemi të ndarë në kontratë për të gjitha pikat. Nga kontrollet ushtruara sa i përket sigurisë, policia dhe agjencia turizmit ka pasur dinamikë të jashtëzakonshme të kontrollit të plazhit. Deri tani nuk kemi pasur probleme të tilla. Janë korrekt, ndërsa sa i përket dhomave të zhveshjes apo tualeteve të gjitha stacionet e plazhit kanë të drejtë ta përfitojnë nga hotelet dhe shërbimet aty pranë. Në stacionet e plazhit në bashkinë e Lezhës se them dot në 100 të rasteve por në pikat ku është ushtruar kontroll këto kushte janë të plotësuara. Ky vit ka nisur shumë mirë sot plazhet janë plot dhe gjithçka shkon super ok dhe janë gati për vijim normal të sezonit turistik.
2-Ka ankesa nga qytetarët edhe sa I takon mungesës së dezinfektimit të zonës për mushkonjat..?
Problemi mushkonjave është diçka që nuk është autoriteti bashkia Lezhw që e bën, ajo bëhet nga ministria e shëndetësisë, ISHP, dhe nga informacionet e fundit që kemi pasur me ata besoj se brenda këtij muaji do të bëhet dhe dezinfektimi. Në mbrëmjet aktualisht është problem, por besoj se do marrë zgjidhje brenda këtij muaji.
3- Po sa i takon hapësirave publike. Sa plazhe publike ofrohen në zonën e Lezhës?
Që me krijimin e hartës së plazheve që parashikon 20% të jenë plazhe publike kemi më shumë se 20%. Në Shëngjin ka 5%, pa llogaritur Kune vain, Tale etj. Plazhet publike mirëmbahen dhe pastrohen nga punonjësit e bashkisë së Lezhës. Pjesa sigurisë është optimale.
4- A keni bërë një plan masash për të shmangur trafikun e rënduar?
Sa i përket trafikut po flasim për sezonin turistik dhe ajo pjesë shoqëron gjithë botën në këtë sezon. Në bashkëpunim me policinë e shtetit nuk është viti i parë që implementojmë nuk kemi pasur trafikun e vitit të kaluar deri tani, kjo dhe për shkakun se në Lezhë është përmirësuar infrastruikltura. Rrugët alternative pastaj janë një tjetër zgjidhje. Senset e një kalimshme me orare të caktuara. Sot kemi trafik por jo 3-4 orë si vitet e kaluara. Por në këtë sezon është pothuajse normale si kudo në botë.
5-A prisni ju vetëm pushues nga Kosova?? Si paraqiten prenotimet këtë vit?
Në fakt pronotimet nga zyra e turizmit ne kemi pasur pushues pjesa dërrmuese nga Kosova dhe Maqedonia, por dhe nga vendet e lindjes, Çekia, Gjermani, normalisht shtohen nga viti në vit. Nga pjesëmarrja që patën në Unum kanë bërë që të kthehen shumë dhe për pushime. Prandaj përveç pushuesve vendas kemi dhe mjaft të huaj. Kemi shumë familje që po investojnë në Shëngjin.
6-Gjithmonë e më shumë janë shtuar ankesat për mungesë të fuqisë punëtore? A është një shqetësim për operatorët turistikë në Lezhë dhe si po procedohet?
Vit pas viti kërkesa ka sjell përmirësim të ndjeshëm në akomodim dhe shërbim, por mungojnë profesionistët për të zhvilluar bizneset. Njerëz që punojnë ka, por jo profesionistë që të përballojnë një fluks të jashtëzakonshëm si ai që ka njohur Shëngjini në këto vite të fundit.



