Urdhri i arrestit nga Haga për Netanyahun, Kulla: Goditje e fortë ndaj Izraelit, zgjeron konfliktin

Urdhri i arrestit nga Haga për Netanyahun, Kulla: Goditje e fortë ndaj Izraelit, zgjeron konfliktin

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Ilir Kulla, për urdhrin e arrestit nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut për Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se i vë zjarrin Lindjes së Mesme.

Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se Gjykata e Hagës nuk e arreston dot Netanyahun.

Një urdhër i tillë nuk ka funksionuar me Vladimir Putinin, Izraeli nuk ka firmosur me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kjo është goditje e fortë ndaj Izraelit, i vë zjarrin Lindjes së Mesme.

Të dhënat për krime lufte janë të qarta në Gaza dhe në Liban, por është e qartë edhe se si nisi lufta.

Gjykata duhet të gjykojë faktet dhe pastaj të çojë në urdhër arresti.

Duket si vendim politik, por kjo prish çdo mundësi që Netanyahu dhe qeveria e tij të ulen në tavolinën e negociatave, sepse kjo do e bënte të dobët para të tjerëve.

Kjo gjë mund të çojë në zgjerimin e konfliktit, pasi Izraeli thotë se ne po na vihen kundër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy