
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të diele në fshatin Kurtaj të Peqinit. Kjo pasi një 9-vjeçar është mbytur në lumin e Shkumbinit.
Paraprakisht nga hetimet thuhet se se 9 vjeçari me iniciale P. Ç., është mbytur aksidentalisht duke u larë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



