Protesta e mjekëve të urgjencës së Lezhës/ Rama: Shpërbimi 1000 euro për bluzat e bardha në Vijën e Zjarrit, jo për të gjithë

Protesta e mjekëve të urgjencës së Lezhës/ Rama: Shpërbimi 1000 euro për bluzat e bardha në Vijën e Zjarrit, jo për të gjithë

Mjekët e spitalit të Urgjencës në Lezhë kanë protestuar sot lidhur me premtimin e kryeministrit Edi Rama për bluzat e bardha, se edhe ata do të përfitojnë nga shpërblimi prej 500-1000 euro për shkak të situatës së COVID-19. Për këtë arsye, ato kanë refuzuar shpërblimin prej 5 mijë lekësh që u është dhënë për muajin mars, duke u shprehur se janë të indinjuar për mungesën e vlerësimit. Sot mjekët dhe infermierët e urgjencës së Lezhës i kanë dërguar një peticion Ministrisë së Shëndetësisë ku kërkojnë që të paguhen 500-1000 euro me argumentin se deri tani kanë trajtuar 14 pacientë me COVID-19 dhe janë mjaft të rrezikuar në punën e tyre. 

Por kryeministri Edi Rama reagoi sot pas peticionit të mjekëve të Urgjencës së Lezhës, duke theksuar se, “unë e kam thënë shqip që do të paguajmë 1000 € mbi pagën për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit!”.

‘Kush ka ngatërruar vijën e zjarrit në spitalet Covid e në autoambulanca, me detyrën e bluzës së bardhë në territor, duhet të kthjellohet e të mos turpërojë bluzën e bardhë!’, u shpreh Rama.

“Kush i nxit nga jashtë kërkesat për shpërblime pa asnjë sens bën politikën e mbrapshtë që ka bërë gjithnjë dhe do ndëshkohet nga populli, kush nga brenda bëhet mashë politike cënon misionin e shenjtë e moralin e bluzave të bardha në këtë luftë dhe nuk do të justifikohet në vijim!”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy