Raporti i DASH/ Hazizaj: Vlerësim mbi vlerësimin e reformës në drejtësi, s’ka zbatim korrekt të ligjit (VIDEO)

Raporti i DASH/ Hazizaj: Vlerësim mbi vlerësimin e reformës në drejtësi, s’ka zbatim korrekt të ligjit (VIDEO)

Mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit, mungesa e mediave të pavarura dhe korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes vazhduan të ishin problemet kryesore në Shqipëri gjatë vitit të kaluar, sipas raportit të DASH për të Drejtat e Njeriut.

Lidhur me këtë konstitucionalisti Sokol Hazizaj në MCN Live tha se qeveria funksionon si parlament, ndërsa u shpreh se kemi ngarkesë dosjes në gjykata. Sipas tij ky raport është një vlerësim mbi vlerësimin e reformës në drejtësi, nuk ka zbatim korrekt të ligjit.

Ajo që është konstatuar në këto vite sidomos në të fundit kemi dy momenteve që duhen vlerësuar. Sot ne ndodhemi ku qeveria funksionon si parlament, kemi drejtësi e cila për shkak të reformës nuk i ka dhënë terren ku duhet të qëndrojë, kemi ngarkesa në gjykata për shkak të ndarjes së re territoriale të cilat kanë krijuar këto mbresa që vijnë nga departamenti amerikan që skanë bërë asgjë më tepër se të vlerësojnë situatën aktuale ku ndodhet sistemi drejtësisë në Shqipëri.

Korrupsioni s’ka të bëjë vetëm me çështje merr para në dorë gjyqësori apo jo, kjo është vulgare, çështja është te aktet që prodhon qeveria dhe vendimeve që prodhon gjykata. Sot ndodhemi para akteve që fshihen interesa të biznesit që s’kanë lidhje me interesin e qytetarëve dhe vendime të gjykatave pse jo dhe të imponuara nga prokuroria.

Ky është themeli i funksionimit të drejtësisë, duke parë këtë DASH ka konstatuar një element të thjeshtë presionin e madh që bëhet nga biznesi i madh ndaj biznesit të vogël duke i rrëmbyer çdo shqiptari atë pak pronë të krijuar me djersë.

Më tej ai shtoi se raporti i DASH ka të bëjë veçanërisht me fushën e drejtësisë është vlerësim mbi vlerësimin e reformës. Sipas tij ata e kanë identifikuar qartë për presionin që politika ushtron mbi drejtësinë që bëhen dhe pengesë.

Kjo nuk vjen për shkakun se këtu s’ka një zbatim korrekt të ligjit, s’ka zbatim korrekt sa i përket zbatimit të organeve gjyqësore të qeverisjes së përgjithshme është e thjeshtë të konstatosh se parlamenti funksionon në ombrellën e qeverisë pra dhe kuvendi dhe qeveria janë vendosur në autoritetin e bizneseve do ndonjë gjë për të vlerësuar këtu kjo është situata që duket në përditshmëri dhe këtë kanë bërë ata.

Vlerësimi që ka bërë media mbi drejtësinë, drejtësia është vlerësimi i raportit që ka njeriu me të drejtën. Drejtësia e vonuar është drejtësi munguar, kjo nuk do vështirësi për të kuptuar dhe vlerësuar dhe këtë e vlerëson ai që ka donatuar për këtë reformë në drejtësi.

Reformën në drejtësi nëse pranojmë se e ka bërë qeveria shqiptare kjo është normale që drejtësia të jetë në këmbë të ekzekutivit, çështja është se si drejtësia dhe qeverisja s’janë më në shërbim të qytetarit. Këto forma ligjore duhet të ndryshojnë në mënyrë urgjente dhe nëse kjo nuk ndryshon mentaliteti që ka qeveria mbi pronën publike atëherë nuk do ndryshojë as drejtësia, kjo është çështje standardi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy