ISHMT: Ashensori u shkëput nga mbingarkesa, ishte i paregjistruar

ISHMT: Ashensori u shkëput nga mbingarkesa, ishte i paregjistruar

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka reaguar pas ngjarjes së djeshme në Tiranë një ditë më parë, duke sqaruar se ashensori që u shkëput nuk ka qenë i regjistruar prej tij. ISHTI konfirmoi versionin e administratorit të pallatit, me të cilin MCN TV kontaktoi sot, duke përcaktuar mbingarkesën si shkak i shkëputjes së ashensorit dhe zhvendosjes pesë kate duke sjellë lëndimin e një çifti të moshuarish.

Në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmjen e datës 06.02/2023 në ashensorin në adresë: Rruga “Teodor Keko”, Njësia 14, pallati 18/67, nga ana e Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut është bërë inspektimi i menjëhershëm duke kryer verifikimet paraprake, prej të cilave rezultoi se,

a) Ashensori ka pësuar difekt gjatë funksionimit të tij në kushtet e mbingarkesës me një numër më të madh personash, përtej ngarkesës nominale. Ky incident nuk shkaktoi pasoja të rënda në shëndetin e personave.

b) Ky ashensor nuk rezulton i regjistruar pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut.

Referuar legjislacionit të kësaj fushe, personi përgjegjës mbi funksionimin e ashensorit (ndërtuesi ose administratori i pallatit) ka detyrimin ligjor për të bërë regjistrimin e tij. Por në rastin konkret nuk ka një aplikim pranë ISHMT-së për regjistrim, ndërkohë që ashensori ka qënë në funksionim që nga viti 2012.

Nga ana e e personave përgjegjës (ndërtuesi ose administratori i pallatit) për këtë ashensor nuk ishte kryer ndonjëherë vlerësimi i konformitetit (çertifikimi) nga një Organ i Miratuar për Vlerësimin e Konformitetit(OMVK) .

Parashtrojmë se në kushtet kur një ashensori nuk i bëhet vlerësimi i konformitetit me rregullat teknike nga një organizëm OMVK, dhe kur nuk bëhet regjistrimi i tij pranë ISHMT-së duke mos ju nënshtruar në vijim inspektimeve periodike, ashensori realisht konsiderohet i pasigurt dhe nuk lejohet të vihet në përdorim.

c) Në momentin e inspektimit të menjëhershëm nga ISHMT, ashensori i lartpërmendur ishte rivendosur në punë nga personat përgjegjës.

d) Në këto kushte nga ana e inspektorëve u morën masat urgjente e heqjes nga funksionimi i ashensorit deri në mënjanimin e gjithë të metave teknike të konstatuara, duke përfshirë për këtë edhe një Organ të Miratuar për Vlerësimin e Konformitetit .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy