Kapet një tjetër gomone me dy shqiptarë, po shkonte drejt Italisë

Kapet një tjetër gomone me dy shqiptarë, po shkonte drejt Italisë

Një tjetër gomone me dy shtetas shqiptarë është kapur në Vlorë gjatë një operacioni të përbashkët midis Policisë Kufitare të Vlorës dhe dhe Guardia di Finanza.

Sipas bluve të qytetit bregdetar gomonia po shkonte në drejtim të Sazanit dhe prej andej në Itali.

Pas disa orë ndjekjesh në ujërat ndërkombëtare dhe në zonën e Sazanit, në bashkëpunim këto struktura kanë bërë të mundur bllokimin e një mjeti lundrues Gomone me dy shtetas shqiptar në bord, i cili po vazhdonte itenerarin e lundrimit të tij nga derdhja e Vjosës, në drejtim të ishullit të Sazanit, e më tej në drejtim të shtetit Italian. Mjeti lundrues është me përmasa 8 m i gjate dhe me dy motorë 250 KF.

Policia thotë se gjatë kontrollit paraprak që i është bërë mjetit lundrues nuk është konstatuar ndonje material apo send i kundraligjshëm.

Mjeti po shoqërohet nga Delta Force për veprime të mëtejshme proceduriale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy