Nikita Bajrami është një nxënëse 8-vjeçare nga Berati e cila këndon këngë labçe.
Babai i saj Kreshnik Bajrami tregoi në emisionin “Zgjohu me MCN”, se talentin e së bijës e zbuluan rastësisht kur këndonte nëpër shtëpi qysh në moshën 2-vjeçare.
Me kalimin e kohës i pëlqente dhe piano. Kur ka kënduar këngën e parë ishim në punë te serat burrë e grua, vjen dhe na thotë se kam kënduar një këngë.
E pyetëm nëse e di gjithë këngën, po tha. Të gjitha këngët i mëson në televizion dhe Youtube.
Mundoheshim ti mësonim këngë fëmijësh që të ishte orientuar në muzikë.
Kur dëgjuam këtë këngë thamë ç’ne. Ne i vendosnim këngë fëmijësh, ajo këndonte labçe.
Vogëlushja tregoi se këngët i shkruan në Youtube, duke kërkuar këngë labe dhe popullore dhe më tej i mëson.
Ajo rrëfeu se ka dy këngëtarë që pëlqen Dea Hysenaj dhe Fisnik Sylaj.



